FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla në Lushnje: Bashkëqeverisja me njerëzit e thjeshtë, e vetmja aleancë që kemi!

Kreu i Grepit të PS Taulant Balla ka zhvilluar një takim me qytetarët në Lushnje në mbështetje të kandidates për kryetare të bashkie, Eriselda Sefa.

Gjatë fjalës së tij, Balla u bëri thirrje qytetarëve që të mos e çojnë votën e tyre dëm, por të bashkohen me PS në mbështetje të Eriseldës.

Balla nuk i kurseu kritikat ndaj kreut të PD, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, ndërsa theksoi se i kanë humbur të gjitha mundësitë dhe se nuk kanë asnjë mundësi të dëmtojnë Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë të enjten në parlament i pashë bashkë. Unë me Saliun gjysma e grupit të Lulit bërtiste për Saliun, bashkë janë. Unë jam krenar që këtij qyteti i kemi propozuar një vajzë me një eksperiencë shumë të shkëlqyer. Kemi rënë të gjithë dakord të mbështesim Eriseldën. Të gjithë kanë investuar besimin e tyre tek një vajzë që shkallët e karrierës i ka ngjitur hapa pas hapi. Kam takuar të gjitha ambasadat më te cilat ka punuar bashkia e Lushnjes me projektet të cilat ka punuar Eriselda dhe janë shtuar donatorët sepse ajo ka rritur besimin që kjo bashki kishte nevojë. Do të doja që në 6 mars i gjithë populli i Lushnjes të dalë të votojë dhe le ta përdorim si një votëbesim, por të fokusohemi edhe tek Këshillimi Kombëtar. Bashkëqeverisja jonë me njerëzit e thjeshtë është e vetmja aleancë që kemi. Ne kemi punë me njerëzit dhe jo me këta. I kërkoj të gjithëve që të marrin kohë dhe ta lexojnë Këshillimin Kombëtar… Aleanca vetme e PS janë njerëzit, kurse aleanca e tyre e ka humbur davanë që në 2013 dhe nuk ka shans që të rikthehen dhe ti bëjnë dëm Shqipërisë”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?