Balla: Nesër KE publikon raportin për Shqipërinë: Rekomandim A+ (dhjetë me yll) për negociatat

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrimin Evropian, nëkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit, Taulant Balla prezantoi raportin vjetor të Këshillit të Integrimit Europian.

Sipas Ballës, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, bazuar në misionin e tij gjithëpërfshirës, i ka kushtuar vëmendje rolit të rëndësishëm që luan në drejtim të garantimit të bashkëpunimit, jo vetëm ndërmjet forcave politike dhe institucioneve publike, por veçanërisht bashkëpunimit me shoqërinë civile, botën akademike dhe të gjitha grupet e interesit të shoqërisë.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2018, paraqitet në përputhje më parashikimet e Ligjit 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” (neni 7 pika 1/g), dhe Rregullores së funksionimit të KKIE (neni 3, pika 1/g). Ky Raport Vjetor së bashku me Programin e Punës për vitin 2019 është konsultuar me të gjithë anëtarët dhe të ftuarit e përhershëm në KKIE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, bazuar në misionin e tij gjithëpërfshirës, i ka kushtuar vëmendje rolit të rëndësishëm që luan në drejtim të garantimit të bashkëpunimit jo vetëm ndërmjet forcave politike dhe institucioneve publike, por veçanërisht bashkëpunimit me shoqërinë civile, botën akademike dhe të gjitha grupet e interesit të shoqërisë. Për këtë qëllim janë marrë në shqyrtim dokumente të rëndësishme strategjike me synim diskutimin dhe mbikqyrjen e detyrimeve dhe reformave të nevojshme në kuadër të hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Gjithashtu një vëmendje e shtuar i është kushtuar forcimit të kapaciteteve të të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e integrimit (përfaqësues të administratës publike dhe asaj vendore, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të medias dhe përfaqësues të biznesit), mbi detyrimet dhe sfidat që përfshin anëtarësimi në BE.

Megjithatë për të qenë i hapur me ju duhet të theksojmë faktin që veprimtaria e KKIE gjatë vitit 2018 është prekur nga bojkoti i vazhdueshëm i Kuvendit nga opozita. Ndonëse rregullorja e KKIE, përcaktonte qartë detyrimin që ka ky Këshill ka për t’u mbledhur të paktën çdo dy muaj, ky detyrim, për fat të keq, nuk është përmbushur gjatë vitit 2018. E kam theksuar atëherë dhe vazhdoj t’i qëndroj mendimit se në fazën e përparuar, në të cilën është procesi i integrimit, kërkohet rritja dhe forcimi i gjithëpërfshirjes në hartimin dhe monitorimin e reformave integruese. Nxitja dhe lehtësimi i dialogut publik për zbatimin dhe cilësinë e këtyre reformave, si dhe informimi sa më korrekt i shoqërisë lidhur me sfidat dhe përfitimet në procesin e integrimit janë vendimtare në konsolidimin e konsensusit mbarëshoqëror mbi këtë proces. Për këtë qëllim, jo vetëm do të ishte e nevojshme që ky Këshill të ishte mbledhur më shpesh se sa parashikuar në rregullore, por edhe që roli i tij të forcohej më tej, me qëllim mbikëqyrjen sa më efektive të ecurisë së procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Nisur nga ky synim, për aq kohë sa kam drejtuar Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në mungesë të Kryetarit, jam përpjekur t’i rikthej rëndësinë Këshillit, duke organizuar takime e konsultime të shpeshta me të gjitha grupet e interesit të përfshira në këtë forum të rëndësishëm. Shpreh bindjen, që veprimtaria e Këshillit gjatë vitit 2019 do të reflektojë sfidat e këtij momenti kaq të rëndësishëm të procesit të integrimit, duke u kthyer në një forum dialogu e konsultimi gjithëpërfshirës në mbështetje të avancimit të axhendës europiane të vendit.

Veprimtraia e Këshillit Kombëtar të Integrimit gjatë vitit 2018 është zhvilluar në dy ndryshime kryesore. Së pari në monitorimin dhe zbatimin e detyrimeve të procesit të integrimit dhe së dyti në kontributin për rritjen e kapaciteteve për çështjet e integrimit europian.

Është një rastësi e bukur që ky raport shqyrtohet në Komisionin e Integrimit një ditë përpara se sa Komisioni Europian të publikojë progres raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në mënyrë të veçantë për Shqipërinë, ku pritshëmritë tona bazuar në ato që kemi arritur të bëjmë dhe bazuar mbi reformat e suksesshme të ndërmara deri më tani janë që Komisioni Evropian nesër në mesditë të rekomandojë ashtu si edhe një vit më parë fillimin e menjëhershëm të bisedimeve mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut me BE-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?