Balla: Opozita kështu bëri dhe për lodrat, Pazarin, sheshin, që sot po vlerësohen me çmime
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se teatri do të bëhet, ndërsa akuzoi opozitës se proteston për çdo gjë të re që bëhet në Tiranë.
Në fjalën e tij në Parlament, Balla theksoi se deputetët e opozitës të njëjtën gjë kanë bërë edhe në fillim për këndin e lojërave të Parku i Madh, për sheshin “Skënderbej”, Pazarin e ri dhe Stadiumin, ndërsa sot këto projekte vlerësohen me çmime të rëndësishme ndërkombëtare.
“Nëse me luftë Luli kupton investimet për qytete , punë publike që përmirësojnë standardet e jetës së qytetarëve, atëherë Lul jo vetëm që kemi hapur këtë luftë, por do vazhdojmë deri sa të kemi transformuar e modernizuar çdo qytet e fshat të Shqipërisë. Luli nuk ka fare hallin e teatrit , problemi I Lulit e Salit është se ata shohin çdo lajm të mirë për shqiptarët si një lajm të keq për opozitën. Për të protestuar keni protestuar kundër gjithçkaje. Më thoni një gjë të re në Tiranë që ju nuk keni protestuar. Protestuat kundër çdo projekti të madh në Tiranë, e nisët me protestën kundër këndit të lojërave. Po shihja dje një foto të Strazimirit para TK. U gëzova se kishte shkuar pa pisqollë. Këndi i lojërave ishte dështimi i parë i madh i kësaj strategjie për të penguar gjithçka . Këndi supersukses. Tirana sot ka plot 30 kënde të tilla në çdo kënd të qytetit. Shkoni protestoni! Vazhduat me protesta në Pazarin e Ri, të ngrinit tregtarët kundër bashkisë. Sot në një vit ai investim ka gjeneruar 20 milionë dollarë investime nga vetë privatët, 3000 vende të lira pune. Protestuat kundër sheshit “Skënderbej”, e kthyet momentalisht në një panolinë të vogël në mes të qytetit, sot është një nga hapësirat më të bukura të Shqipërisë, fitues për çmimin e hapësirës më të mirë në Barcelonë. TK do ketë përsëri të njëjtën histori suksesi. E dini si i realizoi Basha punimet në bulevardin e ri? Vetëm 2%. Në tre vjet që pasuan Lulin, sot në masën 80%. Kanë sulmuar projektet e gjelbërimit rehabilitimit të lagjeve, infrastrukturës”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, teksa shprehu bindjen e plotë se godina e re e teatrit do jetë një nga veprat më të mira arkitekturore në botë duke tërhequr edhe turistë të shumtë.
KOHA JONË SONDAZH

