Balla: PD dhe LSI të gjejnë një arsye tjetër për bojkot

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla thotë se votimi i ligjit për Teatrin Kombëtar është i rregullt. Ai pretendon se ky vota e Vengjel Tavos që nuk ishte fare në seancë nuk është hedhur nga PS, por nga deputetët e LSI.
“Opozita (PD&LSI) bojkotuan sot Kuvendin me arsyetimin se ka ndodhur një gjëmë e rëndë, për shkak se deputeti Robert Bitri ka votuar në vendvotimin e tij, pa ditur se dikush tjetër prej kolegëve të tij në ish-Grupin Parlamentar (LSI) i kish ndërruar kartën e aksesit në votim, duke i vendosur në vendvotimin e vet kartën e kolegut Vangjel Tavo. Pavarësisht se kjo nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të votimit. Tani shikoni pamjet filmike që Sekretariati i Votimit mori në shqyrtim. Duket qartë se kush janë deputetët që marrin pjesë në “aksionin’ për ndryshimin e kartës dhe duket gjithshtu edhe momenti kur deputeti Robert Bitri ushtron mandatin e tij për të votuar në vendvotimin e vet. Më vjen keq për Profesor Panaritin që është përfshirë në këtë skenar”,- shprehet Balla.
Ai shton se PD dhe LSI duhet të gjejnë një arsye tjetër për bojkot. “Po tani ka ndonjë ndjesë publike ndaj qytetarëve për bojkotimin e punës nga deputetët e opozitës, edhe pse po ata janë fajtorë të kësaj situate? Gjeni arësye tjetër për bojkot!!! Por jo këtë që ë prodhuat vetë”,- shprehet Taulant Balla në një reagim në Facebook.
Kreu i deputetëve të LSI-së e cilësoi si të pakuptimtë dhe objektin e ligjit që kërkon të miratojë PS. Ai argumentojë se pas reformës në drejtësi, PS po kërkon sërish t’i kthejë kompetenca KLD dhe Prokurores së Përgjithshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?