Balla sulmon Bashën: Mjerë shqiptarët që të kanë kryetar opozite
Pas kërkesës së kryetari të PD-së Lulzim Basha që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit për të diskutuar për vendimin e Luksemburgut për shtyrjen e negociatave, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ky i fundit ironizoi Bashën, ndërsa tha se mjerë shqiptarët që kanë një kryetar opozite si ai. Po ashtu sqaroi edhe mungesën e Ramës në sallë, ndërsa shtoi se kryeministri po zhvillon një bisedë telefonike me kryeministrin e Belgjikës.
“Duhet të jemi korrekt me ata që na ndjekin kur i referohemi rregullores së kuvendit. E mirëpresim një debat me ju sot për vendimin histori të hapjes ë negociatave. Jemi të gatshëm ta zhvillojmë atë. Por ju jeni të paimagjinueshëm. Ke kërkuar debat për raportin për dokumentet të ish-sigurimit. Je shumë i dobët përball çdo beteje. Jemi të gatshëm që të zhvillojmë edhe debat për shpresën tënde që s’janë hapur negociata. T y Shyqyr që të kemi ne, por mjerë që të ka Shqipëria kryetar të opozitës. Janë propozoi që të nis debati me ministrin Bushati me 20 minutat e ti dhe më pas Rama do të jetë këtu menjëherë, pasi nuk e ka bosh kohën si ky këtu. Në këtë moment është në një telefonatë me kryeministrin e Belgjikës”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

