Balla tallet me Bashën: Lulëzim e meriton titullin ARTIST. Je i pazëvendësueshëm
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla ka renditur disa nga gafat e Lulzim Bashës, duke nënvizuar se Lulzimi e meriton titullin artist.
“Artist! 7×7=42? Skëndërbeu ngriti flamurin më 28 XI 1944?? Kongresi i PD ka 6000 delegatë? edhe pse pallati i kongreseve ka 2000 vende të ulura?. E vërtetë është se Kongresi i PK të Kinës ka 2280 delegatë ndër 89 milionë anëtarë”, shkruan Balla.
Gjithashtu Balla ka publikuar dhe një video ironizuese ku shfaqet Basha si portier në një ndeshje futbolli, ku i gjuajnë penallti Topalli, Bode dhe Patozi ndërsa Berisha shfaqet në rolin e trajnerit.
Statusi i plotë i Taulant Ballës:
Artist! 7×7=42? Skëndërbeu ngriti flamurin më 28 XI 1944?? Kongresi i PD ka 6000 delegatë? edhe pse pallati i kongreseve ka 2000 vende të ulura?. E vërtetë është se Kongresi i PK të Kinës ka 2280 delegatë ndër 89 milionë anëtarë.
Lulezim e meriton titullin ARTIST. Je i pazëvendësueshëm?. Shijojeni urimin✌për Lulin dhe kongresin??!
KOHA JONË SONDAZH

