FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Testi i drogës qesharak, nuk do ta miratojmë

 

Deputeti socialist, Taulant Balla, tha sot se në projektligjin e dekriminalizimit nuk do të përfshihet neni qesharak i propozuar nga opozita, për testin e drogës.

“Sot është një ditë e mirë për politiken shqiptare sepse është mbyllur më në fund një proces i keqpërdorur për arsye politike në dë të Shqipërisë. Nga sot, asnjë aktor politik shqiptar nuk mund të bëjë politikë në Europë duke sharë Shqipërinë si një shpellë kriminelësh, ku gjoja institucionet janë në xhepat e krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të nënvizoj shumë qartë për publikun, se nuk ka dhe nuk kishte asnjë shans që të miratonim nenin qesharak të atij testit të drogës, nuk ka asnjë vend në botë që ka një nen të ngjashëm në legjislacion të ngjashëm për këtë çështje dhe u them atyre që e kanë propozuar, kush e ka propozuar, për të damkosur Shqipërinë në sytë e gjithë botës me këtë nen të turpshëm le ta miratojnë atë në statutin e partisë së tyre dhe atje po deshën le të bëjnë dhe testin e drogës, e të alkoolit, e të diabetit”, tha Balla, lidhur me një fakt të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?