Balla: Vëllai i personave që prisnin eurot, mik i Lulzim Bashës

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla publikoi sot në Kuvend një foto të Lulzim Bashës me disa persona të tjerë, dalë në ambientet e selisë së PD.

Sipas Ballës, një prej personave në foto është vëllai i dy të shpallurve në kërkim për çështjen e 3.4 milionë eurove që u kapën në Durrës.

Balla tha se “kjo është prova që tregon se Lulzim Basha nxori sekretin e hetimeve për paratë duke kërkuar që të shpëtojë miqtë e tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e Taulant Ballës për akuzat e PD-së në lidhje me paratë të gjetura në Toyota Yaris në Portin e Durrësit: 
Lulzim mos ik, mos u fshih se sot ke një provë të rëndë që të përfshin në historinë e parave. Të kam kallëzuar penalisht. Ja ku e ke Lulzim me vëllain e personave në kërkim për drogë, për paratë. Ja ku je Lulzim me vëllain e dy personave me inicialet E.V dhe A.V të shpallur në kërkim si pritës të parave. Ja ku e keni në zyrën e Lulzim Bashës. I vëllai me inicialet A.V, vëllai i dy personave që prisnin paratë në zyrën e Lulzimit. Kjo është provë e pakundërshtueshme.
A i shërbeu Lulzim Basha këtyre djemve . vëllait të mikut të Lulzimit në zyrë të Lulzimit. A i shëbeu? Kjo ësnhtë një çështje që i takon veçse drejtësisë. Unë këtë provë do tja dorëzoj sot siç bëra dje drejtësisë. Kjo është prova më e qartë që ky derdimen që e keni bërë kryetar partie, ky është një njeri, jo i paaftë, por është një budalla që njofton vëllain e mikut nga foltorja e Kuvendit që mos ti bjeri nga Ankona, por ti bjeri nga Bari. Kjo është prova e nuk dua të zjatem, sepse dua ta kem Lulzimin përballë për këtë çështje, dua ta kem përballë dhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku e kam paditur dje. Po ky është sshembulli më i qartë sesi një politikan i papërgjegjshëm si puna e Lulzim Bashës që mer përsipër në budallallëk e sipër kur të gjithë qeshin me të, ti që qesh më shumë thotë, ti thotë mbaje mend se do të vijë një Toyota Yaris, po kam frikë së mos Toyotën mos e prisje ti Lulzim. Dyshoj duke parë këtë lidhje, por sigurisht nuk jam unë ai lloj politikani që dieninë për shkak të një militanti në një institucion ligjzbatues ta shpërdoroj, duke vënë në rrezik një aksion të sukseshëm të Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?