Balliu-Ramës: Bëre ligj për shkatërrimin e historisë së vendit, kush mendon se je…

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka sulmuar me tone të forta Kryeministrin Rama duke e akuzuar atë për dhunim të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit si dhe mbrojtës të krimit të organizuar.

Ja postimi i plotë i deputetit Balliu

Swiss Digital Desktop Reklama

“KUSH MENDON SE JE TI EDI RAMA!?

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo gjë absurde po ndodh sot në vend.
Qeveria manipulon dhe votat e deputetëve. S’ka më turp.
Kush mendon se je Edi Rama që shkel Kushtetutën dhe kalon një ligj për të shkatërruar historinë e vendit.
Kush mendon se je ti more piktor pa piktura.
Kalohet një ligj për të përjashtuar qytetarët nga ndihma ekonomike more Kryeministër pa qeveri.
Votoni në Parlament për të mbrojtur banditët si Tahiri, more reformator pa reforma.
Kush mendon se je ti që vendos të shkelësh ligje, të shkelësh historinë e të shkatërrosh gjykata.
Kush mendon se je ti Edi Rama?!
Ti je një frikacak i pa përsëritshëm që për dështimet, vjedhjet dhe krimet e tua ua hedh fajin të tjerëve.
MASKA TASHMË TË ËSHTË ÇJERRË EDVIN KRISTAQ RAMA”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?