Balluku inspekton punimet rrugën Elbasan – Qafë Thanë, pranë urës së Murrashit
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet që po kryhen në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, e cila është pjesë e projektit të “Korridorit 8”.
“Gjithë kjo vepër ndjek shtratin e lumit Shkumbin. Në disa zona kemi trase të ngritura. Në disa zona është përdorur dhe traseja ekzistuese, ndërsa në disa zona kemi bërë dhe mbrojtjen lumore. Të gjitha projektet e infrastrukturës janë të lidhura me njëra-tjetrën. Këtu Korridori 8 ka dhe një komponent tjetër, që është dhe hekurudha, për të cilën kemi aplikuar dhe presim fondin”, ka thënë Balluku.
KOHA JONË SONDAZH

