Banorët e Astirit vijojnë rezistencën, Basha: Rama do t’i nxjerrë nga shtëpitë në mes të dimrit
Banorët e Unazës së re, janë kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë, ku kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat dhe pronën e tyre.
Sot është dita e 33-të që banorët e Unazës së re dalin në protestë, dhe deklarojnë se nuk ka ndërmend të tërhiqen deri sa të realizojnë të gjitha kërkesat e tyre.
Kryetari Basha dhe grupi i Partisë Demokratike në mbështetje protestës së banorëve të Unazës së re, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga “megavjedhja 40 milionë euro e qeverisë”- theksojnë demokratët!
Në një deklaratë për mediat, Basha tha se qeveria do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit. Ai tha se në Unazën e Re ka një afërë korruptive.
“Merremi pak me gjërat e rëndësishme shikoni çfarë po ndodh kemi protestën te Unaza që duan t’i nxjerrin nga shtëpitë para dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë. Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti, për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro.
Dhe kemi protestën e studenteve që duan të vjedhin vit pas viti tarifa. Çfarë i bashkon këto protesta? Një qeveri që ka vetëm grabitjen. Motivi që i bashkon është vetëm grabitja. Ketu te Unaza e Re ka një aferë të konsiderueshme korruptive”, tha ai.
Teksa komentoi thënien “shpellarë” që përdori kryetari i Bashkisë Veliaj, për deputetët e PD-së, Basha tha se: “Gjithçka bëhet për vilën në Surrel. Madje ai i quan shpellarë. Ky që e ka marrë Evis Rroshin dhe e bëri kryetar bashkie, Saimri Tahirin dhe dhjetra deputetë kriminale. Këtyre banorëve u thotë shpellarë. Pse e bën këtë? Këta njerëz i prishën qetësinë hajdutit”.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/217049812519273/
KOHA JONË SONDAZH

