Bardh Kadilli: Lëshojini karriget nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve

Nga Bardh Kadilli
Drejtuesit më të lartë të PD-së kanë ditë që po ankohen e po qajnë se janë ofenduar nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale.
Duket se nuk kuptojnë një fakt të thjeshtë: demokratët nuk i duan më! Demokratët duan t’i heqin! Demokratët janë ngopur dhe nuk tolerojnë dot më ata që vetëm dështojnë dhe humbasin!
Janë demokratët të ofenduar me këta drejtues që i tallin demorkatët me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriket se ato u duhen për të “mbrojtur sakrificat e demokratët”.
Demokratët nuk janë budallenj, ata e njohin paaftësitë e tyre, e shohin lluksin e tyre që nuk ka ardhur nga lufta kundër Edi Ramës!
Po nëse nuk i durojnë dot komentet dhe kritikat e demokratëve, e kanë të thjeshtë të shpëtojnë: të lëshojnë karriket dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Demorkatët nuk kanë nevojë për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?