Gazmend Bardhi: Sali Berisha luan bllofin, nuk i ka firmat për të mbledhur Kuvendin Kombëtar

Kur në selinë blu ekipi i Sali Berishës dorëzoi 4200 firmat për të thirrur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor, në një dalje urgjente për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi tha se Berisha nuk ka arritur që të mbledh shifrën e nevojshme. Sipas Bardhit ish-kryeministri po luan bllofin.

”U provua qartësisht që gjatë kësaj periudhe Sali Berisha ka luajtur një blof të madh me demokratët. Nuk ka mbledhur ¼ e firmave për të vënë në lëvizje procedurën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Nëse do e kishte mbledhur, ai e di mirë se ku dorëzohen dhe se si është procesi, ajo që pamë sot është një tallje e madhe me demokratët dhe sakrificën e tyre”- deklaroi numri dy i PD-së.

Me tej Bardhi sqaroi se “Apeli im është i qartë, cilido kërkon funksionim të PD, mbledhjen e institucioneve të PD, duhet të ndjekë procedurën sipas statutit të partisë. Demokratët e dinë, Berisha e di procedurën edhe më mirë, prandaj nëse do i kishte firmat, në fillim thanë janë mbledhur 80%, pastaj 70%, në fakt e vërteta është nuk është arritur mbledhja firmave për të vënë në lëvizje procedurën statutore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?