Lulzim Basha: Asnjë bashkëqeverisje me PS
Lulzim Basha tha sot për mediat se nuk ka asnjë pazar me PS për qeveri të përbashkët. Dhe as nuk do të ketë, theksoi Basha.
Me tej Basha sqaroi se “Kjo është propagandë e Partisë Socialiste e që tregon, e Edi Ramës, që tregon se sa të dëshpëruar, me qëllim për të motivuar bazën e pamotivuar seocialiste e që ndihet po kaq e tradhtuar si shumica dërmuese e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. Shikoni, kur shohin 80% apo 82% apo 85%, varësisht nga sondazhet e ndryshme që botohen dhe që duan ndryshimin, padiskutim në këtë përqindje të madhe ka dhe shumë socialistë, të cilët janë të neveritur jo thjeshtë sepse janë lënë jashtë tepsisë së pushtetit, por sepse partia tek e cila kanë besuar dhe kanë investuar apo më mirë të themi kupola e kësaj partie ka braktisur vendin, ka braktisur shqiptarët.
Dhe në këtë mënyrë ka vështirësuar shanset dhe mundësitë edhe për ta dhe për familjet e tyre. Pra, është fare e qartë se shumica dërmuese e shqiptarëve duan ndryshim dhe këtu përfshihen edhe socialistët e thjeshtë. Tani më thoni, një kryeministër i dështuar si ky, i cili nuk arrin dot të përmend një sukses në 8 vite, i cili ka frikë ta pyesësh ku i ke 300 mijë vendet e punës dhe ndërron temën apo tregon letra fallco formalizimi, i cili ta pyesësh ku e ke shëndetësinë falas, rekordi i vetëm është Tirja apo ai skandali tjetër i vjedhjes të kartave të kreditit, ndërkohë që shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë nga xhepat e tyre sesa shumica e vendeve të tjera të rajonit.
Ta pyesësh ku i ke legalizimet falas, ke vetëm fatkeqësi të tilla si shembje të paligjshme të banesave, ke qindra e mijëra njerëz të cilët paguajnë ryshfetet të majme dhe prapë nuk ja dalin dot të marrin çertifikatën e legalizimit. Por dështimet më të mëdha janë ato me të cilat përballet shqiptari dhe shqiptarja dhe familjet shqiptare përditë. 97% tha nuk do të paguajnë taksa. Duke nisur nga ju këtu në studio paguani shumë më shumë taksa se sa para se të vinte Edi Rama në pushtet. Çmimet do të ulen për shportën ushqimore. 40% më shumë bëjnë gjërat baze, buka, sheqeri, vaji, gjërat bazë për shqiptarët. Këto janë punët e Edi Ramës, këto janë arritjet e Edi Ramës dhe në këto kushte pa pikë diskutimi vjen në këtë fushatë pa një bilanc në fakt me një bilanc të tmerrshëm negativ dhe me çfarë narrativi do të vijë? Me çfarë premtimesh pasi ke premtuar 2 herë dhe s’ke bërë asnjë gjë? Pikërisht në këtë kuadër dua ta lexoni edhe propagandën e përsëritur”- e mbylli lideri i PD këtë sqarim
KOHA JONË SONDAZH

