Basha: Asnjë hap pas, Rama ik!
”Nuk ka asnjë hap pas por vetëm hapa para në betejën për liri dhe demokraci. Rama ik”,-kështu u shpreh Lulzim Basha në Elbasan.
“Mirënjohje për mijëra shoferë që iu bashkuan protestës tonë. E gjithë Shqipëria e bashkuar çon një mesazh të qartë: Rama ik! Shkaktari i krizës totale të Shqipërisë, njeriu që ja mbylli përsëri dyert Evropës ka bërë zullume dhe krime në shtëpitë dhe jetët e çdo shqiptari”.
Kreu i opozitës u shpreh se, me Ramën kryeministër Shqipëria është zhytur në mjerim.
“Zullume e krime në jetën e çdo shqiptari. Në këtë protestë janë bashkuar hallet e qindra mijë të rinjve sikundër në të gjithë Shqipërinë. Sot jetojnë kohët më të pasigurta që ka njohur rinia dhe drejtohen të largohen drejt pasigurisë së emigracionit. Ekonomia në duart e kriminelëve, paratë shkojnë në xhepat e kryeministrit, Damian Gjiknuri e Qazim Sejdini me shokë. Gjendja e fermerëve ka arritur kufijtë e ekzistencës, sikundër mjekët, infermierët dhe mësuesit. Ne jemi këtu e nëna e të gjitha të këqijave është vjedhja e votës. Duke tjetërsuar vendimin e shqiptarëve Rama ka shkatuar mjerimin më të madh, papunësinë më të madhe, dëshpërimin më të madh”, deklaroi Basha.
Kryedemokrati, Lulzim Basha tha se nëna e të gjithë të këqijave në Shqipëria është vjedhja e zgjedhjeve nga kryeministri Edi Rama.
“Unë e di se në këtë protestës jenë bashkuar hallet dhe problemet e qindra të rinjve, nga Elbasani, nga universiteti i Elbasanit. Të rinjtë largohen se nuk gjejnë shpresë dhe ekonomi, sepse paratë publike përfundojnë tek Edi Rama dhe ministrave të tij. Nuk lënë asnjë aset publik pa vjedhur e shpërdoruar. Nëna e të gjithë të këqijave është vjedhja e zgjedhjeve nga Edi Rama. Duke vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka shkaktuar dëshpërimin më të thellë. Me Ramën nuk ka sigurim, punësim, Europë. Me Edi Ramën nuk ka punësim masiv, por ka drogë. Jemi për të vendosur largimin e Edi Ramës. Nuk ka më forcë mbi tokë që e shpëton. Ne jemi sot në këtë betejën për më shumë se kaq. Me fitoren e kësaj beteje, do t’i japim fund makthit të varfërisë që ka pllakosur kudo. Do tu japim të rinjve perspektivën e Shqipërisë si e gjithë Europa. Në këtë vend, që nuk i mungon asnjë resurs, por mungon ligji dhe kushtetuta. Kio betejë ka transformuar Shqipërinë në një mënyrë përfundimtare dhe themelore, Kjo është maxhoranca sociale dhe morale në vend. Ne do ti japim fund tranzicionit të tejzgjatur dhe për të hapur rrugë integrimin në Europë. Pa zgjedhje të lira nuk mund t’i japim fund varfërisë”-tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/437574563480499/
KOHA JONË SONDAZH

