Basha: Depozituam në Kuvend amendamentet kushtetuese. Kemi propozuar bashki urbane dhe rurale!

Placeholder Image

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se sot PD ka depozituar në Kuvend amendamentet për ndryshimet kushtetuese që lidhje me tre çështje, reformën zgjedhore, territoriale dhe vettingun në politikë.

Sipas Bashës, PD ka propozuar bashki rurale dhe urbane, ndersa u shpreh se propozimet synojne që pushteti vendor të jetë sa me afër qytetarëve.

“PD ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me tre prioritet për të nxjerrë shqiptarët nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produktet i keqqeverisjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu siç ju kam informuar, këto çështje kryesore kanë të bëjnë me reformën zgjedhore përfshirë gjithë aspektet e saj, që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë më një arenë për lukunitë për krimin e organizuar dhe shtetit për të trysnuar shqiptarët dhe as një fushë veprimi për patronazhistët e PS që bashkë me kreun e tyre i pret belaja dhe për të organizuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo është kthimi i Shqipërisë në shina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Amendamentet kanë të bëjnë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme, që kaluan pa vullnetin e opozitës dhe depozitimin e komisionit zgjedhor që puna të nisë një orë e më parë.

Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që përjetojnë Shqiptarët, reforma territoriale që i hoqi Shqipërisë 25 vite progres në vendosjen e decentralizimit të pushtetit lokal.

Propozimi ynë është i qartë. Në kushtetutë ka një nen ku komunat akoma ekzistojnë. Ka një vullnet që unë e kam prekur në cdo tur në Shqipëri, për të patur pushtetin vendor afër qytetarëve. Të paktë janë ata që mendojnë se duhet të kthehemi te treqind e shtatëdhjetë e ca komuna, por të shumtë janë ata që mendojnë se jo vetëm kanë asgjësuar çdo shërbim, por kjo ndarje nuk i përgjigjet kërkesës me elementare për përfaqësim. Por i çon për shërbimin më të vogël dhjetëra qindra kilometra larg.

Ne kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urbane dhe bashki rurale. Pak rëndësi nëse do të qahen komuna apo bashki rurale, kjo janë çështje teknike. Rëndësi ka që pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve”, tha Lulzim Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?