Basha: Do tregojmë emrat se kush po pastron paratë e krimit te Unaza e Re
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha krahasoi cështjen e Universiteteve me ndërtimin e Unazës së Re. Basha tha se tek Unaza e Re, ka një plan vjedhjeje, por edhe për pastrimin e parave që vijnë nga droga dhe krimi.
“Ky është një sistem vjedhjeje, ne kemi një plan të qartë. Ne mbështesim 8 pikat e studentëve. Në planin tonë që e kemi parashtruar, ne themi dyfishim të buxhetit për Arsimin e Lartë. Ne i hapëm rrugë arsimit privat, por nuk kemi patur klientelizëm. Ka njerëz që e thonë nga naiviteti e të tjerë nga propoganda. Mediat, gjykata, shërbimi sekret, ka cdo gjë në dorë. Tarifat janë reflektimi i vjedhjes. Po heq paralele mes Unazës së Re dhe Universitet. Unaza e Re, vjedhje ashiqare, kanë hapur llogari sekrete bankare. Pasi t’ju prishin shtëpitë, do të ndërtojnë pallatet për të pastruar paratë e drogës. Elementë të krimit të organizuar që do t’i bëjmë emrat e tyre publike. Nesër, maksimimumi pasnesër, s’kanë ku të shkojnë. Janë duke bërë falsifikime, por s’kanë ku të shkojnë”,- tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, se PD do anulojë ligjin e Arsimit të Lartë sapo të vijë në pushtet.
Basha komentoi protestën e studentëve duke e cilësuar atë të drejtë pasi sipas tij qeveria nuk ka investuar në infratrukturën universitare dhe atë akomoduese 5 vitet e fundit. Basha tha se PD ka një plan të qartë për dyfishimin e buxhetit për arsimin si dhe një plan konkret për të investuar në universitete dhe konvikte. Sipas tij, qeveria i ka paratë por nuk do t’i investojë pasi sipas tij ato para janë të destinuara për të përfunduar në xhepat e palëve të treta.
Basha foli edhe për banorët e “Unazës së Re” duke ritheksuar aty po grabitet prona private dhe buxheti i shtetit. Sipas Bashës, janë 40 milionë euro të cilat janë planifikuar të përfundojnë në xhepat e oligarkëve.
Pjesë nga intervista e kreut të PD:
Pyetje: kush do te ndërtojë aty pallate?
Basha: Eksponentë të krimit të organizuar të evidentuar sit ë lidhur me kupolën e rilindjes.
Pyetje: Janë të identifikuar?
Basha: Janë të identifikuar.
Pyetje: Do ‘ti bëni publike emrat?
Basha: Do t’i bëjmë publike me emër, mbiemër dhe dokumente sepse jemi në përfundim të procesit të evidentimit dhe analizimit të këtyre dokumentave Besoj se nesër ose maksimumi pasnesër. Nuk kanë nga të shkojnë dhe do te mundohen të falsifikojnë gjëra këto kohë ndërkohë që flasim, por nuk kanë nga të shkojnë. E vërteta para shqiptarëve do të dalë. Kjo është vjedhja e dytë që bëhet tek Unaza. E njëjta gjë edhe me arsimin. Marrin taksat e shqiptarëve dhe nuk i çojnë për konvikte, mësmdhënie, auditorë, por të vendosin edhe tarifë e cila po kështu nuk investohet me qëllim të përmirësojë cilësinë e arsimit por keqmenaxhohet. A i ka Shqipëria të dyfishojë buxhetin e arsimit të lartë? Absolutisht që po. Buxheti i arsimit të lartë pot ë marrim projeksionin për 2019 siç e kanë çuar në Parlament është 74 milionë dollarë. A ka mundësia që Shqipëria të investojë nga 74 në 150 milionë dollarë, për edukimin e fëmijëve, për përgatitjen e tyre, për tregun, ekonominë, vendet e punës, ku do të ketë impakt të drejpërdrejtë në shoqëri? Sigurisht që ka. Dhe brenda këtij dyfishimi mund të zgjidhet çështja e tarifave. Ne kemi plan të qartë. Për të gjitha familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj tarifa të jetë 0 dhe ato mbi këto të ardhura, përgjysmim tarifash.
KOHA JONË SONDAZH

