FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha komentoi sot në “Opinion” fushatën elektorale dhe akuzat e kryeministrit Edi Rama. “Nga njëra anë kam një fushatë timen, të Partisë Demokratike, të kandidatëve tanë dhe nga ana tjetër po ndodh diçka, kemi një kryeministër që është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër të opozitës. Nga mëngjesi deri në darkë merret me fushatën time, me fjalimet e mia, i inspekton rresht për rresht, me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orët e gjumit.
Kjo ndodh sepse nuk ka asgjë për të treguar, prandaj nga mëngjesi deri në darkë merret me mua. Fushata ime dhe e PD-së ia ka arritur qëllimit. Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës, kandidatit të opozitës për kryeministër”,- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?