Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Elisa Spiropali, nga “Më Përjashto!” te heshtja totale!

Elisa Spiropali, nga “Më Përjashto!” te heshtja totale!

Aktualitet
E hënë, 10 Gusht 2026 20:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Spiten Prulli-

Elisa Spiropali ngriti zërin, sfidoi Ramën dhe dukej se po hapte një front të ri brenda PS-së, ku dihej se kush kishte guxuar ishte “palosur”. Sot, pas toneve të forta të kryeministrit në mbledhjet e fundit të grupit parlamentar dhe qeverisë, zëri i saj nuk dëgjohet më si më parë. Çfarë ndodhi? Frikë, kompromis apo strategji për të ardhmen?
Elisa Spiropali e nisi këtë histori me një fjali që në politikën shqiptare nuk thuhet lehtë: “Më përjashto!” Nuk ishte një fjali e drejtuar ndaj një kolegu dosido. Ishte një sfidë ndaj Edi Ramës. Kryeministri bëri sikur e gëlltiti sfidën e deputetes së tij.

Dhe për një moment u krijua përshtypja se brenda Partisë Socialiste po lindte një problem serioz. Një figurë e rëndësishme e partisë po merrte distancë nga lideri, po artikulonte pakënaqësi dhe po fliste për nevojën e ndryshimit. Për shumëkënd, Spiropali po provonte të ndërtonte profilin e saj politik. Por pastaj ndodhi diçka që në politikë është edhe më interesante se një përplasje: heshtja. Pas toneve të forta, pas përplasjes, pas sfidës publike, Spiropali nuk po duket më si ajo që dukej se po hapte një front të ri kundër Ramës. Dhe kjo nuk mund të mos ngrejë pikëpyetje. U frikësua? U tërhoq? Apo u ul në tavolinë dhe bëri një marrëveshje?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për një “pazar” konkret nuk ka prova publike. Prandaj do të ishte e lehtë, por jo serioze, të thuhej se Rama dhe Spiropali kanë bërë një marrëveshje të fshehtë. Por politika nuk është vetëm ajo që thuhet publikisht. Politika është edhe ajo që nuk thuhet. Është edhe ndryshimi i toneve. Është edhe mungesa e deklaratave. Është edhe mënyra se si një politikan sillet pasi përballet me fuqinë reale të liderit. Dhe këtu Spiropali ka një problem për të zgjidhur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse ajo besonte vërtet se PS-ja kishte nevojë për një ndryshim të madh, pse u ndal? Nëse mendonte se modeli i Ramës kishte probleme, pse nuk vazhdoi ta thoshte me të njëjtën forcë? Nëse “Më përjashto!” ishte një qëndrim politik dhe jo një shpërthim emocional, ku është vazhdimi i tij?

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 3 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 4 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 4 orësh

Këto janë pyetje legjitime.

Sepse nuk mjafton të sfidosh liderin në një mbledhje. Duhet të kesh edhe forcën për të përballuar pasojat. Dhe Edi Rama e di shumë mirë këtë. Ai e ka ndërtuar Partinë Socialiste si një strukturë ku vendimmarrja është e përqendruar fort rreth kryetarit. Kush e sfidon, e di se nuk po hyn në një debat televiziv. Po hyn në një betejë për pozicionin e tij politik. E kanë provuar Sajmir Tahiri, Erion Veliaj. I vetmi që u tërhoq me dinjitet nga përballja me Ramën, ishte Ben Blushi. Ai e pa se PS ishte tashmë parti e Edi Ramës. Dhe u tërhoq!

Mos ka bërë këto llogari Elisa? Ka parë se kush është sakatuar dhe kush ka ikur vetë, sepse nuk ia merr dot partinë, Ramës? Kjo mund të jetë arsyeja pse Spiropali ka zgjedhur të tërhiqet. Por mund të jetë edhe një llogari shumë më e sofistikuar. Ndoshta ajo nuk po tërhiqet. Ndoshta po pret. Një politikan që kërkon të ketë rol nesër duhet të jetë në lojë edhe sot. Duhet të ruajë marrëdhëniet. Duhet të ndërtojë mbështetje. Duhet të mos digjet para kohe. Dhe mbi të gjitha, duhet të presë momentin kur pushteti i liderit fillon të lëkundet vetë.

Kjo mund të jetë arsyeja pse sot nuk e dëgjojmë më Spiropalin me të njëjtin zë. Jo domosdoshmërisht sepse u mund. Por sepse mund të ketë vendosur të mos e bëjë betejën tani. Por këtu qëndron edhe rreziku për të. Politika shqiptare është plot me njerëz që kanë pritur “momentin e tyre” dhe ai moment nuk ka ardhur kurrë. Sepse për të qenë alternativë nuk mjafton të jesh kundër liderit.

Duhet të kesh një ide. Duhet të kesh njerëz. Duhet të kesh një projekt. Duhet të kesh kurajën për ta mbajtur atë projekt edhe kur nuk është në modë. Një lëvizje diversion për Spiropalin mund të ishte që të mbështeste hapur kandidaturën e Erion Braçes për kryebashkiak. Dhe në këtë rast ajo teston edhe “vijën e tretë të kuqe”, që kryeministri e tha te KOHA JONE-DEBAT.

Pyetjet vijojnë për Spiropalin: A do të votojë ndryshe? A do të artikulojë një vizion të saj? A do të krijojë një grupim? A do të vazhdojë të flasë për “marrëveshjen e re” që ka përmendur? Apo do të rikthehet në rresht dhe do të bëhet sërish një nga zërat e zakonshëm të mazhorancës.
Sepse në fund, historia nuk është vetëm për Elisa Spiropalin. Është edhe për mënyrën se si funksionon pushteti në Partinë Socialiste. Sa hapësirë ka realisht për mendimin ndryshe? Sa gjatë mund të zgjasë një rebelim nga brenda? Dhe çfarë ndodh me atë që ngre kokën kundër liderit?

Spiropali e provoi. Rama reagoi.

Ajo tha: “Më përjashto!”. Në një emision te KOHA JONE-DEBAT, kryeministri Rama i pyetur nga botuesi i gazetës Koha Jone, Nikoll Lesi se “Elisa e ka kaluar vijen e kuqe, jo njëherë, por dy herë”, Rama u përgjigj: Ka dhe një vijë tjetër të kuqe! Pra la një shteg për Elisën.

Dhe tani ajo ka heshtur. Kjo heshtje mund të jetë frikë. Mund të jetë kompromis. Mund të jetë kalkulim. Por një gjë është e sigurt: Tani topi është në fushën e Spiropalit. Sepse pas “Më përjashto!” nuk mjafton më heshtja. Duhet një përgjigje politike. Nëse ajo ka guximin të shkojë deri në fund, do ta tregojë koha. Nëse po ruan veten për ditën pas Ramës, edhe kjo do të zbulohet. Por nëse gjithçka përfundon me një tërheqje të qetë dhe rikthim në rresht, atëherë “Më përjashto!” do të mbetet vetëm një fjali e fortë në një mbledhje të tensionuar.

Dhe politika nuk mbahet mend për fjalitë që thuhen në kulmin e revoltës. Mbahet mend për betejat që ke guximin t’i çosh deri në fund.

Etiketat e lidhura

ramaSpiropali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 3 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 4 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 4 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 11 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 18 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.