Basha i përgjigjet Ramës: Asnjë hap pas, demokracinë nuk e japim

Kreu i PD-së, Luzlim Basha ka reaguar pas letrës së pestë publike të kryeministrit Rama, drejtuar atij me thirrjen për dialog pa kushte.

Nëpërmjet një postimin në facebook, duke mos iu drejtuar drejtë-përdrejtë Ramës, Basha thekson edhe njëherë vendosmërinë për të mos bërë “asnjë hap pas”.

Ndërsa shpërndanë edhe disa foto nga protesta e djeshme, Basha shkruan se beteja për demokracinë dhe lirinë, “është beteja më e madhe dhe më fisnike e njeriut të lirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Bashës:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!”, shkruan Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?