FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i përgjigjet Ramës: Palaço, duhet të ishe prapa hekurave tani. Je i vdekur politikisht

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama nga çadra ku opozita po zhvillon proyestën.

Basha tha se Shqipëria nuk është në dorë të PS, por në dorë të trafikantëve, ndërsa Rama duhet të ishte prapa hekurave tani.

“Kush i solli kriminelët në pushtet? Kriminelët i solli në pushet Edi Rama. Nuk duan pushtet nga qytetarët pasi nuk duan llogari nga qytetarët. Kjo është arsyeja se Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar dhe trafikantët e drogës që i solli në parlament. Këta janë llumi i shoqërisë. Ju e dini se këta bëjnë emërime në administratë dhe këta bëjnë ligjin. Këta nxjerrin leje ndërtimi dhe përcaktojnë kush fiton tenderët. Shqipëria nuk është në dorë të PS, por në dorë të trafikantëve. Kjo është arsyeja që në vitin që lamë pas Shqipëria u bë vendi më i madh i kanabisit në Evropë. I them ‘jo’ kryeministrit, pasi bota nuk po qesh me ne, por është e shqetësuar me ne. Kryeministri sillet si kloun. Në krye të vendit është një trafikant që nuk kontrollon dot vendin e tij dhe kufijtë. Kryeministri është bërë njish me krimin. = Pse nuk arreston Perlat Culaj që ta kërkon policia e Evropës përditë. Je i mbaruar dhe i vdekur politikisht. Palaço, duhet të ishe prapa hekurave tani”- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?