FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot për operacionin ku u kap 613 kg kokainë në Durrës.

Duke analizuar qëndrimet e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, Basha thotë se “në qeveri ka plasur lufta e bandave për kokainën”.

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.​

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.

Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij”.

Siç demonstron dokumenti më poshtë: Arbri Garden Shpk

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?