Basha: Krimi nuk luftohet sa kohë kryeministër është Edi Rama
Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se aksioni për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Policisë së Shtetit u dekonspiruar me urdhër të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.
Basha tha se Edi Rama nuk mund të luftojë krimin, pasi është vet pjesë e tij.
“Është përgjegjësinë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt për dekonspirimin dhe mbrojtjen politike të shefave të policisë, të implikuar në kultivimin dhe trafikimin e drogës.
Xhafaj nuk e arreston ish drejtorin e Vlores, sepse vëllai i tij, trafikant ndërkombëtar kokaine, shëtit i lirë në Vlorë.
Krimi nuk luftohet sa kohë kryeministër është Edi Rama, që ka për qëllim mbrojtjen e vetes, vëllait të tij, duke mbrojtur Tahirin, Dakon, Çakon, Sejdinin”,-tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1699998363384671/
KOHA JONË SONDAZH

