FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

 Basha: Magazinë me 100 tonë dogë afër Tiranës

Akuza të forta nga çadra e protestës nga kryedemokrati Lulzim Basha në kulmin e audiencës të “ER Tv” “televizionit” të Ramës, aty ku po transmetohen pamjet e mitingut me mijëra pjesëmarrës në sheshin “Skënderbej”. Basha ka deklaruar se janë dy magazina droge, një në Manzë dhe një në Ishëm, për të cilat kanë dijeni vetë ai, kryeministri Rama, ish-ministri i Brendshëm dhe ministri i ri i Brendshëm. Basha ka zbuluar edhe emrin e “pronarit” që sipas tij është Perlat Cullaj, kreu i policisë së Durrësit.

“Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të policisë së shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E di unë, e di ai (për Ramën), ministri i Brendshëm se mu në Manzë, 30 kilometra nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë, e mbron  Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e cdo agjencie ligjzbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky (për Ramën) ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre.  Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këto dy magazina”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?