Basha në Durrës: Misioni i jetës time politike, rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë

Gjatë takimit me të rinjtë në Durrës ku prezantoi kandidatin Luan Hoti, për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se misioni politik është që rinia të marrë në dorë fatet e vendit e të mos largohet jashtë.

Në mënyrë simbolike Basha hodhi edhe një karrige, të cilën e konsideroi karrigen 30-vjecare të pushtetit, të modelit të vjetër.

Mirë se iu gjej të rinj dhe të reja të Durrësit në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë sfond të mrekullueshëm të Adriatikut, të cilit i jepni hijeshi me praninë tuaj këtu, edhe me besimin që rrezaton në sytë tuaj edhe më fort se dielli që shndrin në kokat tona. Faleminderit që jeni të gjithë këtu për të mbështetur Luan Hotin, kandidatin e vetëm të Partisë Demokratike për kryebashkiak të Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë jam i vendosur dhe e konsideroj misionin e jetës time politike, që rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë. Ta marrë në dorë fatet ekomonike shoqërore e politike.” tha ndër të tjera Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?