Basha: Nuk dua të shkel mbi kufoma për të ardhur në pushtet!

Në intervistën e dhënë për “Opinion”, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se vendi po shkon drejt destabilitetit. Ai deklaroi se si kryetar i opozitës e rrëzon Edi Ramën edhe me protesta, por misioni i tij është të krijojë sa më pak kosto për vendin. “Vendi është në prag të destabilitetit. E patë se çfarë ndodhi në Kukës,  një protestë tjetër si ajo dhe e djeg Qeverinë, por unë nuk dua të vij në pushtet, si Edi Rama, me kufoma”.

Ai shtoi se “ne na takon të propozojmë një zgjidhje politike. Zgjidhja institucionale që ne kemi propozuar është largimi i politikanëve të lidhur me krimin. Pra ti presim kokën dhe jo këmbët”.

Pyetje: Pse nuk flasin ndërkombëtarët kundër qeverisë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: Unë ditë për ditë kam takime me njerëz dhe sot kam pasur një diplomat dhe ambasador shumë të nderuar në zyrën time qendrimi i të cilit është diametrisht të kundërt nga një vit më parë. Kjo jo për shkak të dashurisë ndaj meje, por sepse me tha se numri i shqiptarëve refugjatë në vendin e tij është trefishuar në 12 muaj. Dhe kështu funksionon politika sot për fat të keq, nuk është idealizëm. Ka edhe njerëz me ideal. Shohin interesat e vendit të tyre dhe sot thonë se ka ardhur koha për një bilanc dhe me një ndjenjë faji pranon se propaganda e tij e fuqishme, sjellja e tij prej artisti, mund të na ketë zënë sytë dhe shohin sot se kanë më shumë krim nga Shqipëria, shohin që ata njerëz kriminelë nga shqipëria në vendet tona i gjejmë këtu biznesmenë madje i gjejmë edhe në parlament apo kryetar bashkie. Shohim më shumë emigracion dhe asnjë prej kompanive të vendeve tona ka 5 vjet që nuk bëjnë asnjë investim në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetje: S’ka për të ndodhur. Çdo bëni në këto kushte?

Basha: Nëse ndodh kjo atëhere popullit i lind e dreta ta rrëzojë këtë qeveri. Asnjë partie politike në bindje time sepse gjerat kanë evoluar, unë si kryetar i partisë kam një formim timin, por po e them sot që asnjë parti politike ne demokraci s’mund të kërkojë rrëzimin e qeverisë me të gjitha mjetet…

Pyetje: Këtë e ka thënë Rama me 21 Janar?

Basha: Jo nuk ka thënë këtë ai. Ka thënë gjë tjetër. Tani si mund ta rëzojë? Mbetet një rrugë. Për mendimin tim s’ka nevojë për dhunë. Në mendimin tim, 10 mijë, 20 mijë qytetarë të çohen në protestë të përsëritur, kjo qeveri e larguar moralisht dhe politikisht, largohet edhe faktikisht. Por ka shumë rëndësi të ikë me votë në një dimension të plotë popullor. Siç e kemi treguar nuk e kemi vështirësi të mobilizojmë masa të mëdha njerëzish. Ju thoni ishin militantë. Por rëndësi ka që të krijohet konsensusi qytetar që largimi i këtij është një çështje e dorës së parë për demokracinë, sigurinë dhe qeverisjen e vendit. Njerëzit kanë mundësinë dhe të drejtën ta largojnë. Detyra jonë e opozitës, përveç denoncimit, është të tregojnë vizionin tonë, alternativën tonë dhe të bindim që nuk do ikë një Ramë e do vijë një tjetër. Por do të shembet sistemi që ka krijuar ky njeri. Ku shtyllat e këtij sistemi janë marrëdhënia politikë-krim, marrëdhënia e Ramës dhe kapitalizimin klientelist që e njohim si oligarki, ku 10 njerëz në Shqipëri marrin lekët e shqiptarëve në koncensione dhe kontrata shërbimi pa asnjë leverdi publike.

Pyetje: Pse sulmoni vetëm Taulant Ballën?

Basha: Taulant Balla ka zëvëndësuar Saimir Tahirin si kontakt i Ramës me botën e krimit
Mos prit që unë të bëj ciceronin me foto që ta sjell ai (Balla) këtu ty. Po të dalim në rrugë dhe bëjmë një ecje 500 metra në qëndër të Tiranës, shanset janë që të takojmë 10-15 njerëz, prej të cilëve mund të ketë që kërkojnë të bëjnë foto me mua, me ty, me njerëzit publikë. Nuk mund të krahasohet kjo kurrë me 57 udhëtime në TIMS me një trafikant të dënuar që pastaj e marrin dhe e përdorin, siç përdorën atë djalin e Rrahman Rrahjes që tha: do ta shohi Basha në votime, përdorin edhe këtë që të dali e të thotë se si kam marrë unë tenderat apo i kam marrë në kohën e opozitës. Nuk mund të krahasohet me përgjimet zyrtare të Prokurorisë ku del dëshmitari i fabrikuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, me porosi të Fatmir Xhafës, në mbrojtje të Agron Xhafës dhe thotë se: Takova Taulantin nga Librazhdi dhe mora pakon vlla, etj.. I kam këtu përgjimet.
Unë nuk kam dijeni për deputetë të PD, por në qoftë se ka emra faktet ti bëjë publike, siç i bëjmë ne, publike.
Taulanti ka zëvëndësuar Saimir Tahirin. Tahiri ka qënë pika e kontaktit të Edi Ramës me botën kriminale, përvec kontakteve që mbante vetë drejtpërdrejtë. Ka pasur Saimir Tahirin, është detyruar të bëjë sikur largojn Saimir Tahiorin dhe kontaktet tani i mban Taulant Balla. Kjo është arsyeja pse Taulant Balla del kudo… (intervista marrë shkurtime)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?