Basha: Nuk ka marrëveshje me Ramën! PD do vijë në pushtet me votë
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar sot në ‘Opinion’ se deklarata e Ramës se marrëveshja e 18 majit është ende aktive është një mashtrim. Basaha tha gjithashtu se është e pavërtetë që ai t’i ketë kërkuar Ramës rrotacion politik në tavolinë.
Sipas Bashës Rama është angazhuar të baltosë qëllimisht opozitën, pasi është e vetmja armë që ai të mbajë pushtetin. Gjithashtu Basha tha se PD sa[po të vijë në pushtet do të çojë Ramën para drejtësisë.
“Ky njeri nuk ka qëllimin e mirë të qeverisë, por është angazhuar në një fushatë kundër opozitës, ku ka angazhuar gjithë ushtrinë e tij të analistëve, gazetarëve dhe pseudemokratëve. Kjo është një fushatë e cila tregon se ku është qeverisur kjo qeverisje., shpresa e vetme e Ramës është të godasë opozitën, duke thënë se paskam kërkuar rrotacion pushteti në tavolinë. Pushtet në tavolinë nuk kam kërkuar dhe nuk mund të merret. PD do të vijë në pushtet me votë. Së dyti në do ta çojmë Edi ramën para drejtësisë për krimet e tij”, tha Basha.
Deklarata e kreut të PD në opinion:
Basha: Në radhë të parë dua ta bëj të qartë se është një mashtrim i keq dhe në vetëvete një idiotësi logjike sepse siç e thoni edhe vetë, si mund të merret pushteti në tavolinë?! Forcat politike garojnë. Është një mashtrim i keq i një njeriu që është në pozicion të rëndë që nuk ka as vullnetin dhe as qëllimin të mirëqeverisë, madje nuk ka as vullnetin që të përpiqet që të qeverisë dhe i është dedikuar tërësisht një fushate të ethshme kundër besueshmërisë së opozitës. Për këtë ka angazhuar veten e tij me mashtrime të tilla, ka angazhuar mediat pranë tij, ka angazhuar analistë të paguar prej tij, pseudodemokratë dhe kjo fushatë ka vetëm një qëllim. Një fushatë që zbulon derexhenë e kësaj qeverisje. Shpresa e vetme dhe investimi i vetëm i Edi Ramës është të godasë besueshmërinë e opozitës dhe këtë e bën me pretendimin se ka ende një marrëveshje sekrete Rama-Basha, së dyti duke pretenduar se paskam kërkuar pushtet në tavolinë, së treti duke goditur opozitën në çdo rast, pra me diversion që shqiptarëve u janë bërë bajat. Beso çfarë të duash por pushtet në tavonilë nuk kërkohet dhe smund të merret. Qendrimi im është i qartë dhe i përsëritur. e para, PD do të vijë në pushtet me votën e qytetarëve shqiptarë, së dyti ska për të patur asnjë lloj negociate dhe asnjë lloj marrëveshje me Edi Ramën. Qëllimi dhe objektivi final i betejës tonë politike është largimi i Edi Ramës jo vetëm si kryeministër por largimi i tj nga politika dhe dërgimin e tij para drejtësisë për krimet që është përgjegjës direkt dhe indirect ndaj shqiptarëve.
“Rama nuk po mbyll bastet, po i jep monopolin e tyre Olsit ortakut që shiti aksionet e APEX”
Kreu i opozitës tha se pas ligjit për bastet fshihet Vangjush Dako dhe Olsi Rama. Ndërkohë Basha zbuloi se një njeri pranë Ramës ka shitur aksionet e APEX tek austriakët dhe ka marrë leje ndërtimi në Tiranë. Sipas tij e gjithë kjo tregon se njerëzit pranë Ramës janë lajmëruar për këtë lëvizje.
Basha tha se Rama po mbyll bastet sportive për t;’i dhënë mundësinë e monopolit vëllait të tij Olsit.
“Ne si opozitë e kemi treguar, që personat e lidhur me këtë kontratë, zinxhiri i personave të çon tek vëllai i kryeministrit. E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet më parë, ku një njeri shumë i afërt i Edi Ramës, 4 muaj më parë ka shitur aksionet e PAEX tek austriakët. Ky njeri ka marrë leje ndërtimi për kullat. PD nuk do të lojë monopolin e basteve në dorë të vëllai të kryeministrit. Do t’i mbyllë të gjitha, nuk do të ketë më baste”, deklaroi Basha.
“Objektivi: Të largojmë Ramën dhe ta çojmë para drejtësisë”
KOHA JONË SONDAZH

