FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën

Partia Demokratike është e vendosur në idenë e saj se zgjedhjet e ardhshme nuk mund të bëhen me kryeministër Edi Ramën. Në një deklaratë për mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se Rama nuk mund të ndalë betejën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Deklarata e Lulzim Bashës

“Me shpresën e kotë se mund të ndalë betejën tonë vendimtare për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, Edi Rama me nje grusht mercenarësh mediatikë po përpiqen të shpikin fijen e kashtës në PD për tu kapur si i mbyturi. E njëjta intrigë që i doli huq në planin e tij për të kapur drejtësinë duke përjashtuar opozitën. Të njëjtat mendje të prishura që mbështetën “të sëmurin e Tiranës” kundër konsensusit për reformën në drejtësi sepse ashtu do të përçante opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtët që bënë çmos të pengojnë dekriminalizmin për llogari të Rroshit, Bushit, Frrokut, Ndokës, Prengës, Shullazit, Habilajt dhe mbarë kupolës së krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur në krim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të njëjtët që shpallën zinë 7-ditore (prej të cilës nuk po dalin dot), kur Shqipëria dhe PD fituan pa kushte betejën për drejëesi sipas Venecias e jo sipas Ramës.

Tani që bien topat e betejës për zgjedhje të lira e të ndershme, kuisin me dëshpërim kundër kushtit të patejkalueshëm opozitar dhe popullor që është njëkohësisht edhe ankthi i përnatshëm i “të sëmurit të Tiranës.

Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe me langot e tij të korruptuar e të bërë njësh me krimin dhe drogën. Vendimi është marrë. Është një vendim popullor i pakthyeshëm. Zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?