“Basha nuk më ka folur për bojkotin”

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, doli në një konferencë për shtyp pas përmbylljes së një vizite në Shqipëri.

Ai u takua me të gjithë, përveç kryeministrit Edi Rama, që ndodhet jashtë vendit.

I pyetur në lidhje me një nga shqetësimet kryesore të kësaj kohe, nëse opozita do bojkotojë zgjedhjet vendore, Fleckenstein tha se kryetari i PD, Lulzim Basha, nuk i ka folur shumë për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Basha është burrë i zgjuar dhe nuk më ka folur shumë për këtë çështje. Dhe siç thashë nuk jam arbitër. Nëse një parti nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, është vendim i lirë, i tyre. Kam dëgjuar se legjislacioni apo çështja e ligjit fut në lojë Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se ajo është shprehur mbështetur në bindjet e saj, dhe unë personalisht nuk mund të jem më i zgjuar se Kushtetuesja. Më lejoni të shtoj se shpresoj se të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë, Basha u takua me Fleckenstein.

“Edhe një herë, z.Basha e denoncoi ndarjen teritoriale, si një hartë të interesave elektorale të dyshes Rama-Meta, kundër interesit kombëtar. Basha theksoi se nuk do të ketë zgjedhje me këtë hartë,” thuhet në një njoftim zyrtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?