Basha: Nuk po i kërkojmë Edi Ramës pushtetin në tavolinë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për negociata me kryeministrin Edi Rama. Në një deklaratë Basha sqaron se PD nuk kërkon pushtet në tavolinë, por qeveri teknike dhe votime të rregullta.

Deklaratat e plotë e Bashës:

Kam insistuar që në fillim se dialogu me Edi Ramën duhet të jetë i vërtetë dhe jo dialog fasadë, sa për të bërë foto e për të dalë para kamerave. Dialogu i vërtetë nuk mund të zëvendësohet nga dy monologje shterpë. Dialogu i vetëm i vërtetë është ai që përgatitet me përgjegjësi të lartë për t’i dhënë zgjidhjen e vërtetë krizës së vendit: krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Për të përgatitur këtë dialog kemi vënë në dispozicion prej 8 ditësh negociatorët tanë.  Nuk po i kërkojmë Edi Ramës pushtetin në tavolinë, ne do të mbetemi në opozitë deri sa populli të na votojë për të qeverisur me votën e tij të lirë. Ne po i kërkojmë Edi Ramës që të hiqet mënjanë, për t’i hapur rrugën një qeverie teknike, të paanshme, e cila duhet të përmbushë tre objektiva jetike për demokracinë dhe të ardhmen e vendit:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Zbatimin e dekriminalizimit, për të larguar kriminelët dhe ndikimin e tyre nga politika;
  2. Ndalimin dhe luftimin e kultivimit masiv të kanabisit dhe të trafikut të drogës, që janë kthyer në rrezik jetik për demokracinë, rendin dhe të ardhmen e vendit;
  3. Garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Dialogu i vërtetë kërkon që Edi Rama të vendosë të ndahet nga krimi. Nëse e gjen kurajon të ndahet nga pushteti i krimit dhe, për hir të qytetarëve shqiptarë, t’i hapë rrugë qeverisë teknike të zgjedhjeve të lira e të ndershme, unë jam gati të ulem me të kudo, në çdo orë dhe pa asnjë pretendim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?