FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha për ”Al Jazeera”: Qeveri tranzitore për t’i dhënë fund blerjes së votave

Me titullin: ”Protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama”, një ndër mediat më me influencë në Lindjen e Mesme, shkruan për të disatën herë për protestën.

”Al Jazeera”, veç situatën tek Parlamenti, ku sipas saj, 20 mijë protestues tentuan që të hynin në Kuvendin e Shqipërisë. ”Kur 20,000 protestues u përpoqën të hynin në parlamentin e Shqipërisë, policia u përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës”.

Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha duke folur për reporterin John Psaropoulos theksoi se krijimi i një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund blerjes së votave në vend teksa kujton se ne zgjedhjet e 2017-es, fenomeni ishte mjaft i perhapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reporteri Psaropoulos ka takuar edhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, i cili theksoi se protesta e opozitës nuk është kundër mazhorancës. ”Është kundër reformës në drejtësi dhe institucioneve të reja që do të dalin prej saj”, përfundoi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Al Jazeera: Qeveri e bërë njësh me krimin, korrupsion e të rinj që largohen (VIDEO)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?