FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha pyetet nëse ka pasur komunikim me Ramën. Përgjigjet ish-kryetari i PD: Vetëm dy herë…

Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës, i cili gjatë Kongresit të PS tha se i ka dërguar një mesazh duke e paralajmëruar se PD do të shkojë në këtë situatë.

Basha tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se me Ramën ka komunikuar vetëm dy herë, me dy mesazhe ngushëlluese për dy humbje respektive që kanë pasur në familje.

“Është gënjeshtër deklarata e Ramës, ka pasur komunikim për dy ngushëllime, këto kanë qenë komunikimet e mia me Ramën. Treshja e tranzicionit hedh gënjeshtra për të hequr vëmendjen. Si mund të kesh një politikë që i shërben njerëzve, kur ato vijnë me vota të blera nga figura të krimit të organizuar”, tha Basha në një deklaratë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?