Basha: Qytetarët e Kukësit u rrëmbyen. Populli do t’i tregojë vendin
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë të opozitës ka akuzuar Edi Ramës se po ushtron terror ndaj Kukësit dhe kuksianëve. ”Policia e Edi Ramës është hedhur në aksion tipik diktatorial. Arrestimet në mes të natës kanë vetëm një qëllim, terror ndaj Kukësit dhe shqiptarëve që ata të mos ngrihen”.
Kryetari i PD-së thotë se parësore për Prokurorinë nuk duhet të jenë qytetarët hallexhinj, por krimi i organizuar. “Janë dhjetra kriminelë në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtarë, por policia mbrëmë u hodh me urdhër politik të Edi Ramës, e armatosur dhe e blinduar. Policia dhe Prokuroria e Edi Ramës janë hedhur në akte tipike për diktaturat. Ushtrimi i terrorit ndaj banorëve të Kukësit synon që të nënshtrohen dhe të mos ngrenë zërin kundër bandës që i plaçkit çdo ditë”, deklaroi Basha.
“Prokuroria duhet të shpallë prioritet luftën kundër drogës, krimit të organizuar, dosjet e Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Habilajve dhe kriminelëve të tjerë duhet të jenë fokusi i punës së saj. Qytetarët të mos tërhiqen nga të drejtat e tyre legjitime dhe demokratike. Rama po lufton për paratë e korrupsionit që po mbush xhepat e tij dhe të bandës së tij. Rama është një plaçkitës dhe populli do t’i tregojë se ku e kanë vendin plaçkitësit”, vijoi kreu i PD.
KOHA JONË SONDAZH

