Basha: Rama si diktatori i Koresë së Veriut kur flet për negociatat

“Qeveria vazhdon historinë e mohimit kur thotë se negociatat janë hapur”.

Kështu është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë në selinë e PD, duke thënë se Rama është bërë si lideri i Koresë së Veriut, kur komenton hapjen e negociatave.

“Kjo gjendje është e papranueshme, kjo gjendje është vdekja e kombit. Rama thotë se nuk ka ndodhur asgjë, është bërë si diktatori i Koresë së Veriut që thotë se fituam kampionatin botëror”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se vendi është mbërthyer nga krimi dhe ky është shkaku i vetëm që negociatat nuk u hapën, sipas tij. “Për shkak të kësaj qeverie imazhi ynë është vendi i krimit dhe i drogës. Nuk hapen negociatat me kryeministër të lidhur me drogën, me ekonomi të lidhur me drogën. Ne e kemi në dorën tonë ta ndryshojmë”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?