Basha: Shqiptarët s’pranojnë më zgjedhje false të kryeministrit të kapur në krim

“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa”.

Kështu e nis postimin e tij në Facebook, lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Sipas kryedemokratit, është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!  Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij.

Kujtojmë se paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama i dërgoi letrën e pestë të hapur kreut të PD-së, duke i kërkuar uljen në dialog.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/452414565325579/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?