Basha: Ta pastrojmë vendin nga qeveritarët dhe politikanët e korruptuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan se Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe kjo për shkak se jemi vendi më i korruptuar.

Hallet e njerëzve, thotë Basha, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe përmes vettingut të pastrohet politika.

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkurruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish.#vettingnëpolitikë”, shkruan në twitter kryetari i Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?