Basha takon një grup studentësh, flet për transformimin e PD-së (Video)

Studentët e Shkencave Politike kanë pasur rastin sot të komunikojnë direkt me kreun e PD-së, Lulzim Bashën dhe të marrin një leksion special mbi politikën, qeverisjen, situatën në vend, situatën në PD, mënyrën si trajtohen problemet, nga vetë lideri i opozitës shqiptare.

Ata janë takuar me Bashën në selinë e PD dhe takimi u zhvillua në sallën ku bëhen takimet e grupit parlamentar të PD-së.

Pa qënë nevoja të shfaqin bindjet e tyre politike, të majta apo të djathta, studentët bashkëbiseduan duke treguar interes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Keni ardhur në një moment të veçantë në PD, ne po përgatitemi për transformime në PD, jo thjesht për nevojat e brendshme. Kush janë problematikat kryesore e vendit, është korrupsioni, krimi, varfëria, por këto janë pasoja të një sistemi të falimentuar, as të aftët, të talentuarit, me ide nuk çajnë dot përpara pa një mik te pushtetarët. Prandaj ne do të bëjmë që të zgjedhurit të jenë produkt direkt i vullnetit të anëtarëve të PD, duke e bërë PD një parti totalisht të vlerave dhe modelit europian ndërtojmë një garanci për betejat që kemi përpara. Jemi kundër taksës së pronës, ajo nuk vilet. Një pjesë nuk e paguajnë dot. Një pjesë nuk e paguajnë dot për shkak të keqmenaxhimit. Kjo është e padrejtë. E njëjta gjë vlen edhe për taksën e qarkullimit, të ujit. Në vit mblidhen 120 milionë dollar për taksën e qarkullimit”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lideri i PD-së tha se PD do të kalojënë një proces reformues, ndërsa tha se do donte një parti me rregulla europiane.

“Sistemi zgjedhor në pikëpamjen time duhet ndryshuar. Ky që kemi ka dështuar. Jo vetëm që të jepte zgjedhje të lira, por pasi hynë paraja. Por edhe se shqiptarët nuk i dinë se kush i përfaqëson. Ne duhet ta lidhim fatin e deputetit me fatin e qytetarëve. Dhe si bëhet kjo? Kjo është çështje konsensusi mes forcave politike. PD do të kryejë një reformë të brendshme që do të çojë në konsultim të gjerë brenda PD dhe çdokujt që ka interes të shërbeje për këtë forcë. Ajo që dua të shoh, dëshira ime, është një PD me rregulla loje europiane që zbatohen në mënyrë europiane. Produkti që dua të shoh; njerëz të përkushtuar ndaj fatit të qytetarëve, natyrisht sa më shumë të rinj dhe të reja.”- pohoi Basha.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?