Basha: Unë e mbush sallën më lehtë se Berisha, por nuk dua që ai të ndihet inferior
Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për takimet që po zhvillon Sali Berisha me demokratët në të gjithë Shqipërinë duke thënë se nuk bën garë për mbushjen e sallave apo autokolonën më të gjatë.
Basha tha se nuk e vë veten përballë Berishës, sepse kjo është garë e lehtë për të dhe nuk do të vendosë ish liderin e PD në pozita inferioriteti.
Nuk hezitoi të jepte një mesazh dhe për ata që i cilëson “oportunistë” ose “inatçorë” duke u thënë se janë futur në rrugë pa krye.
“Kam dalë më shumë se çdo kryetar i Partisë Demokratike këto 30 vite e do të dal përsëri. Por unë nuk jam nga ata që shfrytëzojnë momente të tilla për të bërë garë “se kush e ka autokolonën më të gjatë dhe kush mbush sallat më shumë”. Sepse e di që është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj z.Berisha ta vendos në pozita të tilla inferioriteti. Plus që kjo nuk është midis meje dhe z.Berisha, s’ka qenë kurrë dhe s’kishte për të qenë kurrë kjo situatë. Situata dihet fare mirë.
Ndërsa oportunistëve dhe inatçorëve iu them që rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimi që i bëni gjendjes aktuale të ish kryetarit historik, do t’ju vijë me faturën që s’ua kam dhënë këto 8 vite, politike sigurisht”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

