Basha viziton minatorin e plagosur: Beteja jonë, jo vetëm largimi i Xhafajt
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot vizitoi në Spitalin Ushtarak minarorin që u plagos dje në minierën e Bulqizës. Basha tha se Selim Zeneli është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, Basha deklaroi se mafia e kromit në 5 vite qeverise të Edi Ramës ka marrë jetë minatorësh sa në 20 vite të marra së bashku. Sipas shefit të opozitës beteja nuk është largimi i ministrit Xhafaj, por i qeverisë ”Rama 2”.
”Në 5 vite, mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku. Kjo nuk mund të vazhdojë më, duhet të ndalet dhe që të ndalet ne duhet ti japim fund një qeverie të marrë peng nga krimi dhe korrupsioni. Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng Ministrinë e Brendshme që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani me Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj, ashtu mafia e kromit, e lojërave të fatit kanë marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknurin”,-tha Basha.
Duke e cilësuar si pengesën kryesore për Shqipërinë europiane, Basha se qeveria Rama nuk përfaqëson më interesat e popullit por ato të mafies së drogës, lojërave të fatit dhe kromit.
KOHA JONË SONDAZH

