FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Batuta e Ramës me fermerët: Vdekshim para grave…

Një tjetër familje është vizituar nga Kryeministri Edi Rama. Këtë herë tek një familje fermere në Baldushk të Tiranës, Rama u ul tek një tavolinë në natyrë para serës duke folur për bujqësinë dhe krijimin e kooperativave.

“Ju keni bërë një gjë të jashtëzakonshme por është vetëm forca e familjes. Por, me këtë mbështetje ju bëheni biznes i qëndrueshëm”, iu drejtua Rama familjes, e cila nuk e kishte marrë ende certifikatën e tokës.

Rama shkëmbeu disa batuta me të moshuarin e kësaj familje. Kur po flisnin për tokat, fermeri i bën me shenjë Ramës duke i thënë “andej nga toka jote”, ndërsa ky i fundit i kthehet “Mos më bëj me dorë andej se na sheh qytetari dixhital. Se ato sarajet e mia në krahasim me këto tuajat janë dobët shumë. E thotë paske tokë edhe këtej, po dal me shtëpi gjithandej unë pastaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu kreu i qeverisë i kujtoi fermerit peshën e rëndësinë e gruas në familje duke i thënë: “Pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e suksesshme, se po s’pate gruan e mirë, s’ecën as burri. Të të rrojë gruaja se është kryesorja. Ky është urimi më i madh që duhet t’i bëjmë njëri-tjetrit, vdekshim para grave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154620349651523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?