FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE merr vendimin, ndryshojnë rregullat e lëvizjes në Schengen

Një plan i ri është miratuar ditën e sotme në Parlamentin Europian për të verifikuar udhëtarët, të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen.

Ky plan, sipas Bllokut, është i ngjashëm me Sistemin Elektronik të Shteteve të Bashkuara për Autorizim të Udhëtimit dhe synon të “identifikohen kriminelët, terroristët dhe kushdo që përbën rrezik para se të arrijë në BE”, thuhet në deklaratë.

Sipas planit të miratuar nga ligjvënësit evropianë më 5 korrik, udhëtarët nga 60 vende që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën dhe shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë pjesë e një procesi verifikues para se të arrijnë në kufirin e Schengenit, duke përdorur Sistemin informativ dhe Autorizues të Udhëtimit në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimi duhet të miratohet edhe zyrtarisht nga shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që ky sistem të zbatohet nga viti 2021, ka njoftuar BE-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Plotësimi i një aplikacioni pritet të zgjasë afër 20 minuta dhe do të kushtojë 7 euro, ndërsa i njëjti do të jetë falas për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?