Belinda Balluku në familjen e Bajram Kaloshit në Ferras të Divjakës
Belinda Balluku poston foto nga takimet në Divjakë. Ajo shkruan:”Në familjen e Bajram Kaloshit në Ferras. Të ardhur në këtë zonë nga Kukësi, ashtu si shumë familje të tjera të internuara, por që ia dolën të ringrinin jetën e tyre falë punës. Baba i dy vajzave, i angazhuar në bujqësi, por gjithashtu një zë i fortë në mbështetje të komunitetit dhe shqetësimeve të tyre. Për këto të fundit diskutuam edhe së bashku, duke siguruar se do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar jetën e banorëve, kudo ku ata jetojnë”.

KOHA JONË SONDAZH

