Belinda Balluku poston videon nga vizita në Korçë
Politikë E Diel, 20 Prill 2025 10:12

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë një video përmbledhëse nga vizita e djeshme në qarkun e Korçës, ku së bashku me kryeminstrin Rama kërkuan votën e banorëve për Partinë Socialiste më 11 maj.
“Përmbledhja e një dite intensive në qarkun e #Korçës
•Inspektim në aksin e përfunduar Maliq-Lozhan
•Një ndalesë tek Erseka Solar Park
•Prezantimi i Rrugës së Vjosës
•Projekti i gazifikimit të Korçës”, shkruan Balluku krahas pamjeve që sjell.