FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BEN BLUSHI: SEKRETET QË ZBULOVA NË KORÇË

Nga Ben Blushi-
Në Korcë gjatë prezantimit të librit tim “41 Sekrete ” takova shumë miq të vjetër dhe sic ndodh në këto raste ata më detyruan të tregoj disa nga sekretet e “Sekreteve”.
Kështu i tregova sesi disa nga personazhet e mi janë mërzitur dhe disa edhe nuk më flasin për shkak të sekreteve të nxehta që u kam zbuluar.
Nuk ka shkrimtar që nuk ka konflikte me personazhet e tij, sepse ata gjithnjë ankohen kur lexojnë se si i ke përshkruar.
Kështu më ka ndodhur dhe mua dhe jam mësuar.
Edhe për shkak të pyetjeve që mu drejtuan, që nga Mehdiu belgu mysliman, tek Rozeta Mio, Bojken Lako, Andi Bushati, Dren Abazi, Robert Ndrenika Viktor Zhusti e Mond Tupja dhe pastaj për Zotin dhe fetë, takimi ishte shumë interesant dhe ndryshe nga c’ndodh në Korcë, i shkurtër.
Për fat, korcarët u treguan shumë inteligjentë dhe nuk më bënë asnjë pyetje për politikën e ditës.
Ata e dinë që unë nuk dua të flas, përkohësisht, për gjëra të shëmtuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?