Benet Beci: Rruga Shëngjin – Velipojë drejt përfundimit, një perlë për sezonin turistik

Rruga panoramike që lidh Shëngjinin me Velipojën është në fazën përfundimtare dhe pritet të jetë një nga atraksionet kryesore të sezonit turistik. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përmes një postimi në Facebook, ku ai thekson rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e turizmit në rajon.

Ky aks rrugor konsiderohet një nga projektet strategjike për zonën, duke lehtësuar lëvizjen mes dy destinacioneve të njohura bregdetare dhe duke ofruar pamje spektakolare përgjatë itinerarit të ri.

Pritet që hapja e rrugës të sjellë rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe të nxisë investime të reja në sektorin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?