FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Beteja nuk ndalet deri në përmbysjen e regjimit të Edi Ramës

“Beteja nuk ndalet deri në përmbysjen e regjimit të Edi Ramës”, tha Sali Berisha ditën e sotme në një deklaratë për mediat.

Berisha foli për protestën e 12 nëntorit dhe tha se ajo ka firmosur aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar.

Jam para jush për të shprehur falënderimet më të përzemërta, mirënjohjen për ata qindra mijëra burra dhe gra, djem dhe vajza nga Tirana dhe katër anët e Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora që me praninë e tyre në protestën më madhështore më të fuqishme që Tirana ka njohur në historinë e saj firmosën aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar, inauguruan fillimin e një beteje e cila nuk ndalet më gjer në përmbysjen e sistemit monist, derisa shqiptarët të votojnë të lirë si qytetarët europianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mos vidhen në mënyrë të tmerrshme nga një qeveri që nuk ka ligj as moral me në krye Edi Ramën. Të mos varfërohen nga muaji në muaj”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?