FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Ballkani i Hapur është asgjësim i shtetit të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Ballkani i Hapur është asgjësim i shtetit të Kosovës.

“Tirana është sot në raport me atë çka është më antishqiptare, është një Beograd i vogël. Shumë nga ju keni lexuar histori. Tirana e sotme është Tirana e 1945. Beogradi qeveriset nga një udhëheqës doktrinar në genocid. Vuçiç ka thënë në Parlament “për një serb do vrasim 100 myslymanë”. Tani në vend që Shqipëria të përdorë të gjithë forcën diplomatike të saj për ta dërguar në Hagë Vuçiçin, shndërrohet në avokat të tij në çdo takim, përfshi samitin e NATO-s.

Në qoftë se ka një gjë që duhet të ndajë njeriun e qytetëruar nga njeriu primitive është qëndrimi ndaj genocidit. Çfarë ndryshimi ka udhëheqësi ynë në Tiranë me udhëheqësin e Beogradit? A nuk tha Ana Brnabic të njëjtat fjalë që tha Rama për masakrat në Kosovë? Në qoftë se në 1945 projekti ishte që Kosova është më e sigurt me Jugosllavinë, por edhe ne do shkojmë drejt saj me Titon sekretar të parë, çfarë po ndodh tani? Ballkani i Hapur është asgjësimi i shtetit të Kosovës”, tha Berisha ditën e sotme. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?