FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: BE e përgjumur deri tani për drogën në Shqipëri, por do reagojë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për deklaratën e eurodeputetit Eduard Kukan, i cili e cilësoi çështjen e drogës, një problem madhor në vend.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se komuniteti ndërkombëtar nuk do të pajtohet me situatën e krijuar nga droga në vend.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Komuniteti nderkombetar nuk pajtohet me shnderrimin e Shqiperise ne Kolumbi ne zemer te Europes!

Swiss Digital Mobile Reklama

Te dashur miq, sot Parlamenti Europian, nepermjet eurodeputetit Eduard Kukan, perkundrejt heshtjes absurde te komunitetit nderkombetar, ngriti fuqishem zerin e tij, u bashkua me denoncimin dhe alarmin e vetmuar te dhene nga opozita shqiptare per shnderrimin e Shqiperise ne nje Kolumbi ne zemer te Europes apo, siç e quajne mediat vendase, ne Kanabistan.

Eurodeputi Eduard Kukan konsideroi drogen nje problem gjigand dhe me pasoja te renda per Shqiperine.

Me kete rast shpreh bindjen se kjo qe eshte shfaqur deri tani eshte vetem maja e ajsbergut te problemit, te cilin Edi Rama po perpiqet te mbuloje para botes dhe komunitetit nderkombetar mjerisht te pergjumur gjer tani ndaj ketij zhvillimi dramatik me pasoja shume te renda ne rajon dhe me gjere, perfshi ketu mundesine reale te financimit te terrorizmit nderkombetar si dhe perdorimin e aerodromeve klandestine, nga terroristet per transport droge armesh etj! sb

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?