Berisha: Beleri po përballet nga qelia me mafien qeveritare që po kafshon Himarën

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjete sociale ka shpjeguar arsyen se pse Fredi Beleri ndodhet akoma në burg.

Ai thotë se Beleri, i burgosuri politik po përballet dhëmbë për dhëmbë nga qelia me mafien qeveritare që po kafshon Himarën.

Teksa ka shpërndarë denoncimin e qytetarit digjital, Berisha thotë se Beleri ka hapur “Kutinë e Pandorës” në Himarë, ku zyrtarë të lartë, ministra, deputetë të Rilindjes kanë ndërtuar pa ndërpreje dhjetra objekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesazhin e qytetarit digjital, të publikuar nga ish-kryeministri Berisha, thuhet se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, midis muajve prill dhe qershor, në Himarë janë lejuar të hapeshin dhe gërmoheshin me dhjetëra sheshe ndërtimi, gjë e cila është shoqëruar me pamje filmike dhe foto të kapura me dron.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej thuhet se janë ndërtuar pa leje dhe në kundershtim me ligjin, nën sytë e pushtetit vendor, objekte të shumta duke shkëmbyer keto vota dhe influencen e abuzuesve dhe ndërtuesve.

“Fredi Beleri, i burgosuri politik dhëmbë për dhëmbë nga qelia me mafien qeveritare që po kafshon Himarën.

Të dashur miq, ndërkohë që Fredi Beleri mbahet në burg si i burgosur politik, nga qelia po lufton dhëmbë për dhëmbë me mafien qeveritare që po pushton me shpejtësi Himarën. Kjo mafie e rrezikshme që ka në linje të parë bandit me uniformë, zyrtarë lokalë të partisë së krimit dhe drogës, prapa të cilëve fshihen zyrtarë të lartë ministra, deputetë të sektit të rilindjes është vërsulur në kodrat dhe zonat me piktoreske të Himarës dhe ndërton pandërpreje dhjetra e dhjetra vila, motele, hotele. Qytetari dixhital i denoncon batërdinë që mafia qeveritare po bën në Himarë. Kjo është arsyeja e vërtetë pse Edi Rama mban Fredi Belerin të burgosur politik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?