Berisha braktis Ramen kur fillon të flasë
Sot ne Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut braktisa ne shenje proteste pritjen e OSBE-se per shkak te Edi Rames!
Te dashur miq, kete vit, si çdo vit tjeter, prania e OSBE-se ne Tirane organizoi nje pritje per Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut.
Duke falenderuar pranine e OSBE per ftesen dhe pritjen ju njoftoj se u largova nga ajo pasi ne kete pritje fjala iu dha Edi Rames per te folur per kete dite. Ne largimin tim e siper i thashe zevendes ambasaodorit te OSBE se po largohesha pasi nuk mund te degjoj te flase ne kete dite:
Dhunuesin kryesor te te drejtave te njeriut ne Shqiperi.
Ja se çfare shkruan Berisha ne facebook sto:
"Ne nje qendrim qe kurre nuk e kam mbajtur, une u largova sepse nuk mund te degjoja te fliste per te drejtat e njeriut Edi Ramen, qe ka mbushur burgjet dhe paraburgimet me njerez te te gjitha moshave, gjendjeve shendetesore, si ne asnje vend tjeter ne Europe dhe ne bote.
Une u largova per te protestuar ndaj gjendjes se tmerrshme te krijuar ne burgjet shqiptare. Sot qindra e qindra qytetare shqiptare jane te futur ne qelite e paraburgimeve dhe te burgjeve ne kushte torture fizike dhe psikologjike, kushte çnjerezore higjenike jetese. Ata nuk vizitohen nga asnjeri. Avokati i Popullit eshte avokati i Partise dhe vetes se tij, shoqeria civlile dhe grupet e te drejtave te njeriut lepijne kockat qe iu hedh kryepolici i vendit. Organizatat nderkombetare ndjehen te lodhura te reagojne ndaj kesaj situate te paimagjinueshme qe ndodhet ne burgjet dhe paraburgimet e Shqiperise.
U largova nga pritja sepse kisha neveri dhe nuk mund te degjoja te fliste per te drejtat e njeriut nje njeri qe dhunon çdo dite Kushtetuten dhe ligjet e vendit, shemb e rrafshon shtepi dhe lokale te qindra e mijera qytetareve, nderkohe qe nuk cenon por mbron pallate, rezidenca, resorte te paligjshme te kupoles se tij socialiste ne te kater anet e vendit.
U largova nga pritja ne shenje proteste dhe nuk mund te degjoja te fliste per te drejtat e njeriut nje neo-bllokmen, qe para te gjithe botes po shnderron ne çdo fushe shkeljet administrative ne vepra penale dhe kundravajtje penale vetem e vetem per te shuar fugat e tij psiqike me burgje, hekura, tortura dhe vuajtje çnjerezore.
U largova dhe nuk mund te degjoja te fliste per te drejtat e njeriut ate, qe me vrasesit dhe trafikantet e tij ne Parlament organizon dhunen ndaj opozites ne Parlament, dhunon te drejtat kushtetuese te opozites.Protesta ime ishte nje solidaritet por dhe revolte e vertete shpirterore per ju qytetare shqiptare qe dhunoheni çdo ore e çdo dite ne shtepite tuaja, ne rruge, ne lokale, ne paraburgime, burgje dhe kudo!
Ju bej thirrje organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut, Amnesty International, komiteteve nderkombetare kunder tortures, te angazhohen dhe te hetojne situaten dramatike te te drejtave te njeriut ne Shqiperi dhe te mbajne qendrimet qe ju takojne ndaj ketij dhunimi masiv te tyre! sb"